Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Janar 2022, 17:05

Protesta në selinë e PD-së, Stresi shoqërohet në polici dhe bën thirrje

Sot në orën 12:00 nisi protesta në selinë e Partisë Demokratike. Dera kryesore e selisë u hap me forcë nga protestuesit dhe policia ndërhyri me gaz lotsjellës për t'i shpërndarë.

Deri më tani janë shoqëruar disa persona, e mes tyre dhe reperi i njohur Stresi, i cili prej kohësh ka treguar mbështetjen e tij për Sali Berishën. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Stresi pretendon se nuk ka bërë asgjë.

"Nëse kam gjujt një gurë keni të drejtë me vepru po jo kot. Unë duhet të shoqërohem gjithmonë pa bërë gjë? I bëj thirrje mediave”, ka shkruar ai.