Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Janar 2022, 13:01

Beatrix bën deklaratën e fortë: Nëse del Dagz, dal dhe unë

Në spektaklin e ditës së djeshme në nominim për t’u larguar në javën që vjen dolën: Ilir Shaqiri, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz. Përzgjedhja e DJ Dagz e ka mërzitur Beatrixën me të cilën ruante raporte të mira.

Në një video të fundit, Beatrix shfaqet pranë Donaldit e duke thënë se do të dalë nëse largohet DJ Dagz. 

“Pasha këtë natë, dal me ty javën tjetër”, u shpreh Ramosaj ndërkohë që u largua nga dhoma e ndjenjes. 

Dagz në anën tjetër tha se nuk i dihet nëse do të largohet ai, meqë janë edhe dy të tjerë në nominim.