Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Janar 2022, 12:12

'Sot shpallet fituesi VIP i Big Brother', posteri në selinë blu po bën xhiron e rrjetit

Po vijon në selinë blu protesta e ish-kryeministrit Sali Berisha. Mbështetësit e tij janë futur me forcë brenda selisë duke shqyer dyert. Madje, militantët e liderit historik të PD-së janë futur brenda dhe kanë thyer xhamat e derës kryesore.

Vëmendje ka tërhequr dhe një poster në hyrje të selisë, në të cilin shkruhet: “Sot shpallet fituesi VIP Big Brother”, si një mënyrë për të ironizuar largimin e kryedemokratit Lulzim Basha.