Nga Shqipëria / E Shtunë 8 Janar 2022, 01:01

Surprizë: Monikës i sjellin pilotin që priste me padurim

“Vëllai i Madh” ka surprizuar Monikën spektaklin e mbrëmshëm duke i sjellë pilotin që ajo priste me padurim.

Prej disa ditësh Donaldi e ngacmonte Monikën për pilotin që sillte mesazhet me parashutë dhe më në fund identiteti i tij u bë i ditur. Ai quhet Arbër Xhaja.

Piloti erdhi duke e surprizuar Monikën dhe aktorja u lumturua jashtëmase që me në fund kishte mundësinë që ta shihte se cili ishte ai që i kishte bërë atë surprizë aq të veçantë.

Pyetja e parë që Arbana i drejtoi pilotit ishte nëse ai është beqar, por Arbri vendosi të mos fliste për jetën e tij private. "Dihet që është beqar", tha Monika duke shkaktuar të qeshura.