Nga Shqipëria / E Premte 7 Janar 2022, 22:10

E çoi në nominim, Meridiani përballet me Donaldin

Të martën Donaldi u vendos para një zgjedhjeje të vështirë. Ai fitoi një udhëtim nëpër botë me Romeon, por për të realizuar këtë duhet të çonte tre banorë në nominim, përfshirë dhe veten. I vendosur në siklet, Donaldi tha se do të çojë në nominim veten, Ilirin dhe Meridianin.

Ky vendim i tij nuk është pritur aspak mirë nga Meridiani, i cili pas zgjedhjes ka bërë një sërë debatesh dhe e ka komentuar gjatë.

Mbrëmjen e sotme në “Prime” ai u përball me Donaldin. “Nuk e kisha te zgjedhja por te arsyeja që tha. Unë pres nga një njeri që më thotë jam ndjerë shumë i afërt me ty, jam hapur shumë me ty, unë nga këto njerëz që i quaj shumë të afërt pres të më vënë në pah një të metë që kam, që ta korrigjoj rrugës, nuk pres të më thonë për zemrën e mirë. Një njeri që të do të mirën të vë në dukje të metat, nëse jo të lë të rrëzohesh 2-3 herë. Më shumë e kisha inatin me vete pse nuk i besova intuitës time”, tha Meridiani.

Nga ana tjetër, Donaldi u shpreh se mendimet dhe qëndrimi i Meridianit në shtëpi i duken absurde.