Nga Shqipëria / E Premte 7 Janar 2022, 21:09

Bajo i nxjerr të palarat 'Përputhen': Flisja 5 orë në darkë me...

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Bajo ka publikuar në rrjete sociale një foto gjatë kohës së tij në program. Krahas fotove ai ka lënë të kuptohet se ky emision dashurie është me skenar.

“Flisje me gocën e huj 5 orë në darkë para se me fjet gjumë dhe për çudi ajo zgjidhte Artanin në takim po ja fus kot e marr si shembull. Lavazh truri i momenteve të para të mëngjesit, nuk e di a ishte efekti sensual i Artanit apo ndikim nga jashtë:
-ore dua Bajon thoshte goca e huj
– do fejohesh me Artanin edhe pik se kështu dua unë, kështu do publiku, ”ka shkruar Bajo.

Nuk dihet për cilën ndër vajzat e ka pasur fjalën ai. Kujtojmë se Bajo u përjashtua nga “Përputhen” pas sherrit me Brunon dhe Hysenin.