Nga Shqipëria / E Premte 7 Janar 2022, 19:07

‘A je penduar për çfarë ka ndodhur?’, Einxhel ia thotë troç Dagzit

Einxhel dhe Dagz janë çifti më i ri i krijuar në “Big Brother VIP”. Dyshja kaluan një natë të zjarrtë në suitë, ndërsa në përditshmëri nuk i kursejnë puthjet dhe përkëdheljet mes tyre.

Së fundmi, Dagz e ka pyetur Einxhelin nëse është penduar për çfarë ka ndodhur, pasi konkurrentja u step në fillim.

“Jo”, i është përgjigjur Einxhel duke qeshur, përgjigje që sigurisht e ka gëzuar Dagzin.