Autorja e 'Përputhen', Olsa Muhameti është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit. Një ndër ta i ka shkruar: Si ndihesh që Për’puthen nuk shikohet dot më me sy sepse jeni bajat?

Olsa e ka marrë me sportivitet këtë koment negativ dhe i është përgjigjur: Zakonisht reflektoj tek kritikat, kjo e jotja s’është e tillë kështu që ndihem top.

Ky është sezoni i tretë i "Përputhen". Programi transmetohet çdo ditë të javës, ndërsa të shtunën është "Prime".





