Në fillimet e “Përputhen” u duk se Argjendi dhe Ritvana do të ishin çifti i parë në program. Mirëpo, raporti mes tyre ndryshoi dhe të dy u larguan të vetëm.

Pas daljes, Ritvana dhe Argjendi shpërthyen me një sërë akuzash dhe ofendimesh kundrejt njëri-tjetrit. Sipas Argjendit, ai është takuar me Ritvanën në shtëpinë e tij dhe kanë bërë gjëra private.(Lexo këtu)

Së fundmi, ish-konkurrenti ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, ku nuk ka munguar një pyetje rreth Ritvanës.
“A ke shoqëri me Ritvanën?”, i ka shkruar dikush.
“Pooo, dhe të ngushtë madje”, është përgjigjur ai, një përgjigje që tingëllon si ironike, pasi dyshja nuk ndiqen më as në rrjete sociale.





