Nga Shqipëria / E Premte 7 Janar 2022, 14:02

Me pushime në Angli, Xhensila takon këngëtarin e saj të preferuar

Xhensila, Besi dhe Ajka prej disa ditësh ndodhen në Angli, ku duket se po ia kalojnë për mrekulli duke shëtitur vende të ndryshme e duke u argëtuar. 

Sot Xhensilës i ka ndodhur edhe një surprizë, kur papritur ka takuar një nga këngëtarët e saj të preferuar, Sam Smith.

Xhensila ka postuar disa foto ku në njërën shfaqet vetëm me Sam dhe në tjetrën bashkë me Ajkën e Besin, teksa shkruan se kjo ishte dita më e bukur.

"Ditë e bukur dhe u surprizova kur takova një nga këngëtarët e mi të preferuar", shkruan Xhensila.