Nga Shqipëria / E Enjte 6 Janar 2022, 23:11

Armina Mevlani infektohet me Koronavirus, ja si është gjendja e saj

Blogerja Armina Mevlani është infektuar me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në Instagram.

Armina ka treguar se është infektuar para një jave dhe ende po e vuan.

Më tej, blogerja ka publikuar disa video, në të cilat shprehet se sot ndihet më e lodhur se kurrë. Ajo ka këshilluar ndjekësit të vizitohen, të mbajnë maskat dhe të kujdesen për veten.