Nga Shqipëria / E Enjte 6 Janar 2022, 23:11

Oriola Marashi merr ftesën për të qenë pjesë e 'Big Brother VIP'

E ëma e Oriola Marashit, pedagogia Xhoi Jakaj ishte së fundmi e ftuar në emisionin "Breaking". Gjatë intervistës me moderatoren Sidorela Gjoni, ajo zbuloi se Oriola Marashi është ftuar për t'u bërë pjesë e "Big Brother VIP".

Për shkak të angazhimeve në karrierë, modelja nuk ka pranuar. Mamaja e saj tregoi se Oriola ka firmosur në kontratat e punës që nuk do të ketë dalje të tjera mediatike.

“Oriola ka dy kontrata dhe ndaj nuk e ka pranuar ftesën. Në krontratat që ajo ka bërë ka firmosur se nuk do të ketë asnjë dalje tjetër mediatike, megjithatë angazhimi i duhej aty. Oriola ka shumë projekte të mëdha që nuk mund t'i linte pa zbatuar", u shpreh Jakaj.