Sheila Haxhiaj dhe Kledi Hysa janë tashmë dy ish banorë të "Big Brother", por edhe pas daljes ata po marrin shumë vëmendje me veprimet e fundit.

Pak kohë më parë dyshja u shfaqën të përqafuar në sheshin Skënderbej dhe kaq u desh të ngrihen pikëpytje për marrëdhënien e tyre. Së fundmi, Sheila i ka shtuar aludimet.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto pranë Kledit buzë detit. Shumë ndjekës e kanë marrë si konfirmim për një lidhje dashurie dhe në hapësirën e komenteve nuk kanë munguar urimet.




