Nga Shqipëria / E Enjte 6 Janar 2022, 20:08

Albi u deklarua për të, habit Alesia: Më bezdis

Pak ditë më parë Albi u deklarua për Alesian, duke i dedikuar fjalët më të ëmbla.

"Ndonjëherë koha jo detyrimisht është përcaktues i ndjesive. Do doja shumë që kjo ndjesi e bukur që ka nisur mes meje dhe teje të rritet, të forcohet dhe të bëhet gjithmonë dhe më e bukur. Nuk e di nëse po bëj gjënë e drejtë apo po gaboj, por di që po bëj atë që ndjej dhe që dua të bëj. Dua të them para teje, para çdo syri që di të shikojë, para çdo zemre që di të dojë, që unë në këtë emision jam vetëm për ty. Nuk dua të humbasim më kohë. Dua kohën që kemi ta dedikoj vetëm ty. Nuk më intereson më kush hyn e kush del nga ky program. Unë në këtë program ose dal vetëm ose dal me ty ndaj sot deklarohem për ty", i tha ai.

 

Në puntatën e sotme të "Përputhen", Alesia i habiti të gjithë teksa tha se marrëdhënia e tyre është krisur. 

“Fillimisht, kemi nisur të njihemi, ishte në rregull dhe kishim kimi. Kur u njohëm më shumë, vura re që nuk përputhemi në mendime dhe nuk bimë dakord, duke shkaktuar acarime me njeri-tjetrin. Ka ndodhur një krisje mes nesh", u shpreh ajo. Më tej konkurrentja shtoi se deklarimi i Albit për të i krijon presion dhe se ka qenë një hap i nxituar.

Pjesë nga biseda mes tyre: