Këngëtari Robert Berisha ishte këtë pasdite i ftuar në "Talk Love Story", ku u pyet dhe rreth jetës private. "A je refuzuar ndonjëherë?", ishte një ndër pyetjet që iu drejtua.

Roberti u shpreh se profesioni i tij i ka mundësuar të jetë gjithë kohës afër vajzave dhe nuk i ka rënë rasti të refuzohet. Këngëtari shtoi se ka qenë gjithmonë 'preja' e tyre dhe jo gjahtari.

"Nuk është turp me thënë që jam refuzuar, por jam rritur me një profesion që gjithë kohës je afër gocave dhe ndoshta nuk më ka ardhur rasti të refuzohem nga dikush", u shpreh Roberi.




