Nga Shqipëria / E Enjte 6 Janar 2022, 16:04

Donaldi ngacmon Beniadën, reagimi i Romeos nuk duhet humbur

Donaldi nuk i kursen shakatë dhe ngacmimet me banorët e Big Brother VIP, siç ka bërë së fundmi me Beniadën. Ai nuk e ka lënë rehat të lahet dhe modelja ka kërkuar ndihmën e Romeos, i cili shprehu simpati për të pak kohë më parë.

Ky moment nuk i ka shpëtuar aktorit. Romeo ka ripostuar në rrjete sociale videon nga "Big Brother VIP" dhe ka shkruar me shaka: "Do ja pres veshët këtij Donaldit që të ngacmon ty Beniada".

Personi që menaxhon llogarinë e modeles ka komentuar: "Vetë i the po ka nevojë për ndonjë gjë të të thotë".