Nga Shqipëria / E Enjte 6 Janar 2022, 16:04

Historia me Romeon dhe sot në një shtëpi me Donaldin, kush është Xheisara, banorja e re e BB

Xheisara është një nga banoret më të reja të "Big Brother", që u bë pjesë e shtëpisë mbrëmjen e së martës. Xheisara është me profesion këngëtare dhe jo pak herë ka qenë pjesë e titujve të mediave rozë, sidomos kur mori pjesë në “Kënga Magjike 2019”, ku u eleminua nga anëtarja e atëhershme e jurisë, Jonida Maliqi.

Xheisara e konsideroi “hakmarrje” të pastër të Jonida Maliqit, eliminimin e saj nga “Kënga Magjike” dhe shpërtheu keq ndaj këngëtares.

Xheisara hodhi kunja ndaj Jonidës duke u shprehur se nuk i ka ngacmuar Romeon, deklaratë e cila bëri që këngëtarja të komentohej gjatë.

“Më thoshin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës, po s’kam kohë unë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto, s’jam kështu goce. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua".

Madje në emisionin "Ditë e re" kur foli mbi thashethemet se ajo dhe Romeo janë lidhur, Xheisara i bëri thirrje aktorit të takohen. 

"E shkreta unë atë Romeon s'e kam parë një herë në jetën time. Do t'i bëj një thirrje publike: Romeo kudo që të jesh zemër, të lutem hajde pimë një kafe bashkë se na kanë bërë dashnor me zor", tha Xheisara duke qeshur.

Sot si për ironi të fatit, Xheisara është në një shtëpi me vëllain e Romeos, Donaldin. Në klipin e saj prezantues, këngëtarja nuk ngurroi të përmendte partneren e Donaldit, Trixën duke e quajtur vajzë naive.

Këngëtarja pranoi gjithashtu se brenda shtëpisë ka për të flirtuar nëse e ndjen. "Do flirtoj me atë që do më japi ndjesinë", tha Xheisara.