Nga Shqipëria / E Enjte 6 Janar 2022, 14:02

'Nuk jam gati, jam shumë i ri', Butrint Imeri ia bën të qartë vajzave: S'ka lidhje serioze

Butrint Imeri u zgjodh “personazhi i vitit” në Prive për 2021 dhe në një intervistë ekskluzive për këtë emision, këngëtari u ndal dhe tek jeta private.

25-vjeçari teksa fliste për qëndrimin e tij sa i përket lidhjeve romantike, tha se nuk është gati të ketë diçka serioze.

Butrinti u shpreh se një lidhje do shumë punë dhe ai nuk është i gatshëm pasi është akoma shumë i ri.