Nga Shqipëria / E Enjte 6 Janar 2022, 14:02

Dj Dagz imiton Ilirin, reagon bashkëshortja: Je në darkë me një grua, mos mendo për të

Einxhel dhe Dj Dagz kanë shijuar mbrëmjen pranë njëri-tjetrit tek suita luksoze e vendosur në ambientet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Teksa po darkonin, Arbri në një moment ka vendosur që të imitojë Ilirin, gjë që nuk i ka shpëtuar bashkëshortes së balerinit të njohur, Emanuela Morini.

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të Big Brother VIP në Instagram me mbishkrimin: “Arbri dhe Einxhel në suitë, ai imiton Ilirin”, Emanuela i sugjeron që të heqë vëmendjen nga Iliri kur pranë tij ka një grua.

 “Arbri mendon gjithmonë Ilirin? Je në një darkë me një grua… mos mendo për Ilirin”, shkruan bashkëshortja e Ilir Shaqirit.