Mediat kosovare raportuan ditën e djeshme se është vënë në pranga vëllai i këngëtareve të njohura si ‘Motrat Mustafa’.

“Indeksonline”, referuar burimeve të policisë, raporton se një grua nga Prizreni ka denoncuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar nga bashkëshorti i saj. Sipas “Indeksonline” personi që dhunoi gruan është Liridon Mustafa, vëllai i Motrave Mustafa.

Mësohet se ai ka dhunuar fizikisht gruan e tij dhe i ka shkaktuar lëndime.

