Nga Shqipëria / E Mërkurë 5 Janar 2022, 16:04

Banorja e re është ish e dashura e DJ Dagz? Ja si qëndron e vërteta

Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP” hynë pesë banorë të rinj, e njëra prej tyre është moderatorja nga Kosova, Egzona Rafuna për të cilën dje në media rozë u raportua se është ish e dashura e Arbër Gumnishtës (DJ Dagz-it).

Shkas i këtyre pretendimeve u bë deklarata e ish-banores, Florentina Halilit e cila u shpreh: “Se mos i fusni DJ Dagzit atë ishin e vet se gazetare ka qenë nga Kosova”. Kaq mjaftoi që në media të raportohet se Egzona është e dashura e Arbërit.

Por e vërteta qëndron ndryshe, pasi Egzona mbrëmë deklaroi se nga banoret brenda e njeh Arbërin dhe se ka një raport miqësor.

Kujtojmë që në media rozë pas hyrjes në shtëpi të DJ Dagz-it, u publikuan fotografitë e tij me ish të dashurën, gazetaren, Ariana Berisha, me të cilën ka qenë në lidhje për një kohë të gjatë.