E kemi dëgjuar shpesh emrin e vëllait të kryeministrit Edi Rama, e më shumë falë akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por përvec kësaj, Olsi Rama njihet edhe si një tifoz i zjarrtë i futbollit. E siç duket, tani e tutje nuk do të jetë më thjesht një tifoz.

Sipas informacioneve nga Rubrika Sportive në RTSH, presidenti i klubit të Partizanit, Gaz Demi, do t'i besojë Olsi Ramës, postin e drejtorit të përgjithshëm të klubit.

Akoma nuk ka një vendim zyrtar mbi këtë çështje por padyshim që Olsi Rama do ta dashurojë këtë punë pasi është një tifoz i zjarrtë i të kuqve.




