Nga Shqipëria / E Hënë 6 Nëntor 2017, 16:04

Jo më thjesht një tifoz: Vëllai i Edi Ramës merr postin e rëndësishëm tek Partizani

E kemi dëgjuar shpesh emrin e vëllait të kryeministrit Edi Rama, e më shumë falë akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Edi, Olsi dhe Greg Rama

Por përvec kësaj, Olsi Rama njihet edhe si një tifoz i zjarrtë i futbollit. E siç duket, tani e tutje nuk do të jetë më thjesht një tifoz.

Olsi Rama në stadium

Sipas informacioneve nga Rubrika Sportive në RTSH,  presidenti i klubit të Partizanit, Gaz Demi, do t'i besojë Olsi Ramës, postin e drejtorit të përgjithshëm të klubit.

Olsi Rama dhe Gaz Demi

Akoma nuk ka një vendim zyrtar mbi këtë çështje por padyshim që Olsi Rama do ta dashurojë këtë punë pasi është një tifoz i zjarrtë i të kuqve.

Olsi Rama
Olsi Rama
Olsi Rama
Olsi Rama