Pak para spektaklit të mbrëmjes së sotme Dj Dagz u shpreh se nuk do ta vazhdojë garën dhe ka zgjedhur që vullnetarisht ta përmbyllë me kaq aventurën në shtëpi. Ai ka thënë se jashtë e presin punë dhe nuk mund të qëndrojë pas vendimit për të zgjatur aventurën televizive.

Mirëpo kur u përball sonte me zgjedhjen për të lënë shtëpinë apo për të vazhduar, Dagz i habiti të gjithë. Ai vendosi të vazhdojë lojën i shtyrë edhe nga fakti që lidhja e tij me Einxhelin është konsoliduar me një puthje.

"Kam harruar të jetoj duke u marrë me karrierën, kështu që dua ta jetoj dhe pak", tha Dagz, i cili u prit me përqafime nga Einxhel.

