Spektaklin e sotëm Monika dhe Iliri kanë vazhduar debatin mes tyre për faktin që Monika zgjodhi të shpëtonte Beatrixën dhe jo Ilirin në zinxhirin e shpëtimeve.

Monika u shpreh e prekur që Sabiani e quajti tradhtare dhe tha se nuk ishte aspak tradhëti zgjedhja që ajo bëri kundrejt Ilirit.
“Tradhëtare nuk e tha Iliri por Sabiani dhe më duken terma jashtë çdo norme për tu dukur tradhëtare kur nuk ishte tradhëti dhe realisht më vjen shumë keq se kemi gati tre Prime që merremi me te njëtjën gjë”, tha Monika.
