Nga Shqipëria / E Martë 4 Janar 2022, 19:07

Bora i vuri fshesën Trixës dhe ja reagimi që mori

Bora vendosi që të mos e nisë Vitin e Ri me një grup njerëzish të cilët i spastroi nga Instagrami i saj. Në listë hynte Donald Veshaj, vëllai i tij binjak Romeo, miku i tyre Elgit Doda dhe sigurisht Beatrix Ramosaj.

Llogaria e Trixës që nuk dihet saktë nga kush menaxhohej ka vazhduar ta mbajë Borën “follow” por jo më. Së fundmi edhe personi që menaxhon llogarinë e Beatrix e ka hequr moderatoren.

Kujtojmë se pas nisjes së historisë me Donaldin brenda shtëpisë, komentet dhe pëlqimet e vazhdueshme të Beatrix në fotografitë e Borës janë komentuar me të madhe.