Çifti i Big brother Vip, Beatrix dhe Donald kanë kaluar një natë romantike mbrëmjen e djeshme në suitën brenda shtëpisë dhe nuk kanë munguar ngacmimet nga banorët por dhe nga vetë Trixa.

Banorët po qëndronin në oborr kur Beatrix e ka ngacmuar Donaldin në një temë të ndjeshme si shtatzënia. Donaldi, i cili nuk e dinte se për çfarë është fjala pyeti se çfarë po ndodhte.

Beatrix e ngacmoi duke i përmendur testin e shtatzënisë, meqë edhe kaluan çaste mjaft romantike në suitë. Kjo ka bërë që jo vetëm Donaldi të ngelet i shtangur por edhe banorët tjerë që filluan t'i ngacmonin.

Donaldi: Ça kërkon?
Beatrix: Testin e shtatzënisë
Donaldi: Do bësh test?
Beatrix: Po tani ti e di atë punë, ku e di unë
Donaldi: As unë se di si, thjesht...
Beatrix: E humbe?
Donaldi: Po
Arjola: Domethënë kemi lajme?
Beatrix: Lajme që do ju vijë pika kokës.
View this post on Instagram





