Nga Shqipëria / E Hënë 3 Janar 2022, 18:06

Një mesazh nga qielli për Monikën, aktorja nuk përmbahet nga gëzimi

Një mesazh nga qielli me parashutë ka ardhur sot për Monikën. Aktorja nuk u përmbajt nga gëzimi kur pa parashutën teksa banorët nisën diskutimet se nga kush mund të jetë mesazhi.

“E ka bërë Sabiani”, tha Arjola.

“E ka bërë PM”, tha Sarah, meqë parashuta kishte flamurin e Kosovës.

“E ka bërë PM ose fansat e mi kosovar”, tha Monika e emocionuar.

“Unë mendoj se e ka bërë piloti”, shtoi Einxhel.

Aktorja e cilësoi si një surprizë shumë të bukur që do ta mbajë mend gjatë.