Moderatori i emisionit "Një kafe me Labin", Labinot Tahiri vetëm pak javë më parë u martua me partneren e tij prej disa vitesh, Qëndresa Bajramin, me një dasmë madhështore, me shumë të ftuar VIP dhe që u komentua shumë nga mediat.

Nëpër intervista, Labi ka treguar shpeshherë për surprizat që i ka bërë Qëndresës, por sot ai i ka bërë bashkëshortes surprizën e parë pas martesës.

Një dhomë e mbushur me qirinj, petale trëndafili dhe çokollata në shtrat ishin detajet që moderatori ishte përkujdesur për të surprizuar Qëndresën.

E befasuar nga kjo surprizë romantike, Qëndresa ka publikuar një video në Instastory ku shihet momenti teksa ajo hyn në dhomën e mbushur me qirinj.









