Të dielën e 26 Dhjetorit në TV Klan u transmetua episodi i fundit i sezonit të parë të ‘H.O.T’. Jeta e personazheve mori një kthesë të papritur, pasi Dani u takua me të ëmën që e kërkonte prej vitesh, ndërsa një djalë i ri hyri në jetën e Amandës.

Nuk dihet ende se kur do të dalë sezoni i dytë, por deri atëherë, të gjitha episodet e ‘H.O.T’ (1-10) gjenden në Youtube ku mund t’i shikoni ose t’i rishikoni. Seriali vazhdon të thyejë rekord shikimesh, ku episodi i parë i ka kaluar 1 milion shikime.

‘H.O.T’ është bërë kështu seriali më i ndjekur shqiptar në Youtube, me mbi 80% të komenteve vetëm pozitive. Ky prodhim vjen me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.

Nëse dëshironi të shikoni serialin e plotë, klikoni në linqet e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=nvEfuuFu3Cg&t=1417s (episodi 1)
https://www.youtube.com/watch?v=D6MzHSJNSrI (episodi 2)
https://www.youtube.com/watch?v=CIIGOas5mWA (episodi 3)
https://www.youtube.com/watch?v=dUtTxDRHTgU (episodi 4)
https://www.youtube.com/watch?v=b4g3ymNUm6k&t=97s (episodi 5)
https://www.youtube.com/watch?v=XzenMyK31s0 (episodi 6)
https://www.youtube.com/watch?v=3_VgAjWoRrE (episodi 7)
https://www.youtube.com/watch?v=fWPAWQmV8KI&t=4s (episodi 8)
https://www.youtube.com/watch?v=lIMBcjCaw5U (episodi 9)
https://www.youtube.com/watch?v=PjcLTqwyRt8 (episodi 10)






