Nga Shqipëria / E Diel 2 Janar 2022, 23:11

Momente magjike në Përputhen/ Albi deklarohet për Alesian dhe e lë pa fjalë

Në puntatën e sotme të “Përputhen” Albi u deklarua në program vetëm për Alesian. Ai i bëri një dedikim të ndjerë, i cili e lumturoi konkurrenten. 

"Ndonjëherë koha jo detyrimisht është përcaktues i ndjesive. Do doja shumë që kjo ndjesi e bukur që ka nisur mes meje dhe teje të rritet, të forcohet dhe të bëhet gjithmonë dhe më e bukur. Nuk e di nëse po bëj gjënë e drejtë apo po gaboj, por di që po bëj atë që ndjej dhe që dua të bëj. Dua të them para teje, para çdo syri që di të shikojë, para çdo zemre që di të dojë, që unë në këtë emision jam vetëm për ty. Nuk dua të humbasim më kohë. Dua kohën që kemi ta dedikoj vetëm ty. Nuk më intereson më kush hyn e kush del nga ky program. Unë në këtë program ose dal vetëm ose dal me ty ndaj sot deklarohem për ty", i tha Albi.

Alesia: Ti më dhuron emocione shumë të veçanta Albi dhe të falenderoj shumë. Jam e sigurt që gjërat do vazhdojnë bukur bashkë.

Albi: Nuk dua të ndihesh në siklet ose në pozitë

Alesia: Shumë faleminderit (e përqafon)! Më ke emocionuar shumë, më ke lënë pa fjalë Albi!

Moderatorja Bora Zemani e pyeti nëse do të deklarohet dhe ajo, por Alesia u përgjigj se ka dhe një pëlqim tjetër në program.

"Bora unë kur kam ardhur këtu kam shprehur pëlqim dhe për një djalë tjetër dhe mendoj që duhet te kem dhe një takim me atë djalë dhe të shikoj ku janë gjërat", tha ajo.