Kohë më parë, kur Andi dhe Melisa deklaruan lidhjen e tyre, dyshja hodhën akuza të rënda ndaj autores së 'Përputhen', Olsa Muhametit. Të ftuar në intervista të ndryshme, ato u shprehën se ishte Olsa ajo që nuk i kishte lënë të dilnin në takime bashkë. Sipas tyre, Olsa donte Tean dhe Andin pasi ishin të preferuar nga publiku. (Lexo këtu)

Mirëpo, këto gjëra janë lënë pas në të shkuarën. Kështu kanë deklaruar Andi dhe Melisa këtë mbrëmje, teksa ishin të ftuar në "Përputhen Prime".

"Ka pasur shumë polemika dhe keqkuptime se u bë më shumë se 1 vit që kemi dalë nga Përputhen. Fatkeqësisht me Melisën nuk u përputhëm brenda programit për arsye që më mirë të mos i përmendim se jemi për raste festash dhe jo për gjëra të kaluara. Vendosëm ta lëmë pas të shkuarën sepse në këtë jetë më mirë të kesh miq sesa armiq. Ne nga Përputhen u njohëm prandaj jemi falenderues", tha Andi.




