Që prej ndarjes tragjike nga jeta të Adelajda Xhamanit, miku i saj i ngushtë Eraldo Rexho ka shprehur në rrjetet sociale dhembjen e madhe për humbjen e saj, por së fundmi, ai i ka dedikuar asaj puntatën e sotme të emisionit ‘Pasditja ime’.
‘Mirësevini në emisionin më të vështirë të jetës sime!’ - ka thënë Rexho në hapjen e emisionit, që ditën e sotme erdhi në formën e përkujtimit për gazetaren e ndjerë.

Së bashku me dy mikeshat e tjera të Adelës, Eraldo e nisi emisionin nga Kavaja, qyteti i saj i lindjes, ku ata kujtuan momentet e tyre së bashku.


Gjithashtu, gjatë emisionit për Adelajdën folën edhe shumë personazhe të tjerë të famshëm: miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë të sajët.

'Gjatë këtyre 24 orëve të fundit kam menduar shumë për të. Gjithmonë kam thënë që Adelajda ka qenë personazhi im i preferuar në Big Brother. Kam veç trishtim e dhembje për ikjen e saj.’ - është shprehur moderatorja e Big brother, Arbana Osmani në një intervistë ditën e hënë, gjatë homazheve për Adelajdën.




