Nga Shqipëria / E Diel 2 Janar 2022, 19:07

‘Kur u bë kaq i zgjuar ky që dilte te Portokallia?’, Ermali ka një përgjigje për komentet negative

Ermal Mamaqi ishte së fundmi i ftuar në emisionin "Expuls", RTV Ora, ku gjatë intervistës u ktheu përgjigje dhe komenteve negative. "Si t'ja bëjmë këtyre shqiptarëve që thonë kur u bë kaq i zgjuar ky që dikur dilte te "Portokallia" dhe sot del për të na dhënë mend? Si t'ja ndryshojmë mendjen shqiptarëve që dhe duhet të ndryshosh në jetë, duhet të dalësh nga ajo zymtësia?", e pyeti moderatori Ronaldo Sharka.

Ermali u shpreh se të tilla komente nuk e mërzisin, sepse ai është i qetë me veten e tij. 

"Nuk më mërzisin fare. Jam i qetë. Kur e ke ndërgjegjen të pastër, je në rregull, je rehat dhe ato sulmet, gjërat, ngjarjet negative vijnë dhe nuk hyjnë brenda teje, por të kalojnë siç është ajo anija që lundron oqeanin e madh dhe nuk i futet ansjë pikë ujë, kështu janë dhe këto mendimet negative", tha ai. 

Kujtojmë se sonte në TV Klan në orën 20:00 do të transmetohet filmi i Ermalit që theu rekorde në shitje biletash, "I love Tropoja".