Pak muaj më parë, këngëtari i njohur i muzikës tallava Mandi Nishtulla i ftuar në emisionin "Expuls" në RTV Ora akuzoi Silva Gunbardhin dhe bashkëshortin e saj, Dafi Dertin me të cilët ka bërë këngën "Të ka lali shpirt", se i "kanë vjedhur" lekët e fitimeve të klikimeve nga kënga.

Sot ai është përballur me Silvën në "Shihemi në Gjyq". Silva ka treguar se ka firmosur se do të merrte 10% nga kënga duke ia lënë 40% Mandit, por që në fakt i ka marrë Alfred Sula, kompozitori dhe njëkohësisht kushëriri i tij. Sipas Enit, këngëtarja nuk ka asnjë faj, sepse asaj i takon të marrë pjesë. Këtë gjë që e pohoi dhe Mandi. Ato ja lanë fajin Sulës, i cili ka manipuluar kontratat, i ka të jashtligjshme dhe i ka mashtruar të dy.

"Unë investova për atë këngë, kam paguar klipin, e lashë Mandin si mbret, nuk e trajtova si ajo e Rumanisë apo si të tjerët. Doja që të gjithë ta donin Mandin”, është shprehur Silva.

“Mandi fakti që ti nuk ke marrë asnjë të ardhur nga kjo këngë është krim, por edhe turp”, i tha Arditi Mandit.
Si përfundim, dy këngëtarët ranë dakord ta zgjidhin privatisht mes tyre dhe i dhanë duart njëri-tjetrit.






