Nga Shqipëria / E Diel 2 Janar 2022, 16:04

Astrologia: Ja ç’thonë yjet për lidhjen e Beatrix dhe Donaldit

E ftuar sot në "Fan Club", për të diskutuar mbi shenjat e horoskopit të banorëve të "Big Brother" ishte astrologia Esmeralda Petrela. Teksa shpjegoi sesi ndikon shenja e tyre e zodiakut tek personazhet e "Big Brother", Esmeralda u ndal edhe tek çifti Donald-Beatrix.

Donaldi i përket shenjës së Virgjëreshës ndërsa Beatrix është Binjak. Astrologia u shpreh se Beatrix nuk i duket një Binjak tipik, ndërsa Donaldi argumenton si një Virgjëresh.

Esmeralda tha se kombinimi i këtyre dy shenjave sjell stres.

"Është një kombinim që ka shumë kimi, por sjell dhe stres. Kanë një kimi problematike që sjell drama dhe ne e kemi parë me rastin e tyre që ka sjellë dramë. Nuk kanë shumë karakteristika të përbashkëta, por nëse i tërheq dikush që është ndryshe nga vetja do kenë vazhdimësi", tha Esmeralda.