Situata me Donaldin ka bërë që Beatrix të mendojë daljen nga shtëpia e "Big Brother". Ajo ka qenë tepër e shqetësuar dhe ka kërkuar të largohet nga shtëpia.
“Vetëm dua të dal nga këtu dhe të shkoj në shtëpi”,u shpreh Beatrix.
Ishte Arjola ajo që e këshilloi duke i thënë të mos shqetësohet fare në lidhje me asgjë dhe ta vazhdojë këtë rrugëtim.

“Jo nuk ke për të shkuar, tani qetësohu një herë, shtrihu, pusho dhe nesër ja nisnim nga e para se je dhe e lodhur dhe e stresuar”, i tha Arjola duke e këshilluar.
“Ka ca ditë që jam kështu dhe nuk është se po bëhet më mirë”, i tha Beatrix.

