Nga Shqipëria / E Diel 2 Janar 2022, 14:02

'Ti më ndrydh kur dua të flas', Beatrix i ankohet Donaldit

Beatrix ka biseduar me Donaldin për gjithë situatën që ndodhi gjatë spektaklit të mbrëmshëm. Beatrix e akuzoi Donaldin se e ka ndrydhur duke mos e lënë të flasë prandaj publiku mendon se ajo nuk jep opinionin e saj për gjërat. 

“Sa herë kam dashur të flas më ke ndrydhur”, i tha Beatrix.

“Për çfarë?”, e pyeti Donaldi.

“Po prandaj ka ardhur gjithë ky diskutim se s’do të kisha reaguar në atë lloj forme. Sa herë kam dashur të flas më ke ndrydhur, e ke bërë me vetëdije ose pa vetëdije nuk e di, pastaj thonë njerëzit kjo nuk jep mendimin e vet”, u shpreh Beatrix.