Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Janar 2022, 23:11

'Ju paskeni qenë të pafytyrë', Arbri shpërthen në Big Brother

Mbrëmjen e sotme "Big Brother" kishte rezervuar shumë surpriza për banorët dhe një ndër ta ishte edhe Donaldi. Ky i fundit erdhi në studion e spektaklit dhe intervistoi Arbanën. Pas intervistës, Arbana pyeti opinionistët sesi iu duk dhe Arbri u shpreh i pakënaqur që të gjithë kanë marrë surpriza e ai dhe Balina jo.

"Ju paskeni qenë të pafytyrë fare. Si s'latë njeri pa bërë surpriza, vetëm ne s'na bëtë. U bënë 3 muaj këtu", tha Arbri duke qeshur.

"Prit Arbër se kemi kohë", i tha Arbana.