"Big Brother" i ka plotësuar sonte dëshirën Donaldit për të intervistuar Arbana Osmanin. Donaldi ka shkuar në studion e spektaklit ku zhvilloi intervistën përballë moderatores, duke i bërë pyetje që nga fëmijëria, karriera e deri tek jeta personale.

Intervista e Donaldit me Arbanën:
Donaldi: Cili është kujtimi më i bukur nga fëmijëria?
Arbana: E kam kaluar një pjesë të fëmijërisë me gjyshërit. Fshati ka lënë tek unë kujtime të pashlyeshme. Të dyja gjyshet e mia kanë qenë shumë të apasionuara pas gatimit dhe besoj që dashurinë për gatimin e kam prej tyre.
Donaldi: Sa të vështira kanë qenë fillimet e karrierës tënde?
Arbana: Unë kam filluar punë në Top Albania Radio në 1999 që i bie gati 23 vite. Për një vajzë si unë që pak muaj kishte që kishte ardhur nga një rreth i vogël si Mati nuk ka qenë e lehtë. Fitova një audicion mes 300 njerëzve. Isha prezantuesja atipike që ishin mësuar shqiptarët. Nuk isha ajo vajza elegante, koketë, por kërkoja hapësirën time, të shprehja talentin tim. Në fillim ka qenë pak e vështirë se ishin gratë e vajzat që më gjykonin. Pastaj mu dha mundësia të tregoja aftësitë e mia. Në radio qëndrova më shumë se 10 vite.

Donaldi: Cila nga arritjet e tua të ka bërë më krenare?
Arbana: Nuk dua ta lidh me karrierën. Unë konsideroj arritje të pasurit marrëdhënie të shëndosha, të bukura, të mira. Përpiqem gjithmonë të kem marrëdhënie shumë korrekte dhe të mira me njerëzit që punoj dhe njerëzit e dashur. Përpiqem të jem shumë e drejtë, të jap shumë dashuri dhe t’i shoh në sy në çdo moment të jetës.
Donaldi: Ku e gjen forcën kur ndihesh e dobët?
Arbana: E gjej tek njerëzit e mi të dashur, tek Edi, tek fëmijët, tek mami, tek babi. Në momente të ndryshme e gjej tek njerëzit që kanë besuar tek unë dhe unë besoj tek ta. Kur kam patur momente të errëta, kam zgjedhur t’i ndaj me terapistë, me psikologë. Kam kërkuar ndihmë kur kam patur nevojë. Të gjithë kalojnë momente të vështira.
Donaldi: Çfarë të pëlqeu tek Eduardi?

Arbana: Çfarë nuk më pëlqen tek Eduardi! Eduardi i pëlqen të gjithëve. Është njeri i rrallë, fantastik, nuk ka asgjë që nuk më pëlqen tek Eduardi.
Donaldi: Për çfarë të kritikon më shumë Edi?
Arbana: Ah, ja një gjë që nuk më pëlqen tek Edi. Edi mendon që jam shumë e parregullt, neglizhente dhe mund të evitoj gjobat që marr.
Donaldi: Kush i paguan gjobat?

Arbana: Shumë pyetje e bukur, nuk e di pse mërzitet kur në fakt i paguaj unë.
Donaldi: Edi more Edi
Arbana: Në fakt i paguan ai, por i them ç’ke do t’i jap lekët.

Donaldi: Nëse do të ishit banorë të Big Brother ti dhe Edi, të dy shkoni në finale, cili mendon se do ta fitonte?
Arbana: Mendoj që unë do isha më e lezetshme, por do e fitonte ai.








