Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Janar 2022, 22:10

Arbana surprizon nënën e Monikës, aktorja shpërthen në lot

Shumë emocione kanë përjetuar banorët këtë të shtunë dhe një ndër banoret që mori surprizë ishte dhe Monika. Monika tregoi se ky ishte viti i ri i parë që festoi pa nënën e saj dhe e përlotur tha se është bërë merak për të.

"Unë jetoj vetëm me mamanë time, është personi që dëgjon hallet e mia. Është viti i ri i parë që e kaloj larg saj, kam 3 muaj pa e parë, më ka marrë malli shumë. Dje ka qenë shumë e vështirë sepse ajo është vetëm. Kam merak për të", tha Monika.

Arbana e siguroi se e ëma është mirë pasi ka shkuar ta vizitojë vetë për t'i çuar gjelin.

"Të dua pafund, ti je mbretëresha e jetës sime", i tha Monika të ëmës, e cila i kishte dërguar edhe një letër që e motivoi akoma më shumë.

"Kur të dal jashtë mureve të kësaj shtëpie, dije që ti je motra ime", i tha Monika Arbanës.