Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Janar 2022, 21:09

Emocione të forta, Ilir Shaqiri takon vajzën

Iliri shpeshherë gjatë qëndrimit në shtëpinë e "Big Brother" ka shprehur mallin që ndjen për vajzën e tij Emily, të cilën u bë tre muaj pa e parë. Sot "Big Brother" ia ka plotësuar dëshirën Ilirit duke ia sjellë vajzën në shtëpi. 

Fillimisht ai mori një videomesazh nga vajza dhe më pas Emily e priste në oborrin e shtëpisë.

Iliri doli menjëherë jashtë për ta takuar teksa e bija e përshëndeti me një këngë në italisht.

Babë e bijë u përqafuan mes lotësh dhe emocionesh të forta. 

Iliri kishte vetëm një kërkesë për vajzën, të mësojë shqip.

Në fund ai e ngacmoi paksa Emilyn edhe nëse kishte ndonjë të re dhe ajo i tha të mos bëhej merak sepse nuk kishte të dashur.