Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Janar 2022, 20:08

Arbana u thotë se do shtyhet finalja, ja si reaguan banorët

Siç ishte njoftuar nëpërmjet promos së spektaklit, finalja e "Big Brother VIP" do të shtyhet deri në 18 shkurt. ky vendim u është komunikuar sot edhe banorëve nëpërmjet tre zarfave.

Në njërin prej zarfave shkruhej se spektakli do ta ketë finalen në 18 shkurt, në zarfin tjetër shkruhej se banorët që shkojnë në finale marrin secili 10 mijë euro dhe në zarfin e tretë rikujtohej se banorët kanë edhe dy bileta kthimi.

Banorëve iu dha 3 ditë kohë për të marrë vendimin e tyre, nëse dëshirojnë të vazhdojnë lojën apo jo.