Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Janar 2022, 19:07

Dasmori hyn në studio e i kërkon llogari Ylli Bakës: Më ke marrë kaparin e s'më erdhe në dasmë

Këngëtari i njohur Ylli Baka ka rënë pre e kamerës së fshehtë të RTV Ora.  Gazetari Andi Llabuti hiqet si djali që këngëtarit i ka dhënë lekët e kaparit për të kënduar në dasmë por nuk ka ndodhur. Ndërsa xhirohej spektakli “Erdhi Ora” në RTV Ora i prezantuar nga Ana Kallaku dhe Erion Korini, në studio hyn papritur Andi dhe i drejtohet Ylli Bakës: “Mi ke ngritur nervat kur bëre sikur nuk më njohe”  

“Kush je ti” i thotë Ylli Baka.

Andi: Jam ai djali që të ka dhënë kaparin e dasmës dhe nuk i erdhe në dasmë”

Ylli Baka: Nuk ka shans. Mbaje pak më butë.

Mos e humbisni videon e kamerës së fshehtë.