Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Janar 2022, 17:05

Viti 2022 sjell paqen në BBV, Iliri komplimenton Einxhelin

Nata e ndërrimit të viteve ka sjellë paqen në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Pas Donaldit (Lexo këtu), Iliri është pajtuar dhe me Einxhelin.

Balerini e ka komplimentuar moderatoren duke e quajtur vajzë shumë inteligjente.

“Ti je shumë person inteligjent,ma beso,përndryshe unë me ty do të sillesha si me disa persona të tjerë këtu brenda.Unë jam marrë me ty sepse e di se ti vlen”, i ka thënë Iliri.

“Shumë faleminderit,e vlerësoj vërtet këtë gjë,sikur të mos e ngatërroja zgjuarsinë me emocionin do ishte më mirë”, është përgjigjur Einxhel.