Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Janar 2022, 16:04

'Do ia nxij jetën nëse është me dikë', Sara me deklaratë të fortë për Pajtimin

Sara dhe Dj PM nisën një histori dashurie brenda “Big Brother VIP”, e cila u la në gjysmë kur Dj doli nga shtëpia. Megjithatë, ai ka deklaruar se po pret jashtë për Sarën.

Së fundmi, blogerja (e cila nuk është në dijeni të kësaj deklarate) është shprehur se do ia nxijë jetën Pajtimit nëse është me dikë tjetër jashtë.

“Nëse ai është me dikë tjetër dhe më degjeneron para publikut, o unë o ai. Do ia nxij jetën”, ka thënë Sara. Më tej ajo ka shtuar se në “Big Brother VIP” ka gjetur dashurinë, referuar Dj PM.