Nata e ndërrimit të viteve ka afruar Donaldin me Ilirin, të cilët kanë debatuar shpesh në “Big Brother VIP”. Dyshja kanë kërcyer me njëri-tjetrin, kanë qeshur e biseduar.

Në një moment Iliri i ka kërkuar Donaldit të ulet pranë tij. “Unë ty nuk të dua, por mendoj që ti e meriton finalen”, i ka thënë ai duke qeshur.

Më pas dyshja janë përqafuar të buzëqeshur.
Iliri: Romeon e dua
Donaldi: Roni falë teje







