Moderatorja shumë e dashur për publikun, Bora Zemani ka dhënë së fundmi një intervistë për “VIP magazine”. Ajo ka përshkruar vitin 2021 me një fjali duke thënë se kanë qenë 365 ditë shumë intensive në çdo drejtim.

E pyetur nëse do donte të kishte bërë diçka ndryshe, Bora është përgjigjur: "Ndoshta do harxhoja më pak energji në disa stituata të caktuara që nuk duheshin marrë më seriozisht seç duhet por diçka specifike nuk do ndryshoja."

Përgjigjja e saj është parë si një mesazh i koduar për historinë me Donaldin. Kujtojmë se ajo hyri në “Big Brother VIP” për Semin, por u takua dhe me aktorin.




