Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Janar 2022, 11:11

Xhemi Shehu bën deklaratën e papritur: Dua të rikthehem

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Xhemi Shehu ka dhënë së fundmi një intervistë për “Top Albania Radio”. Ajo ka folur për eksperiencën e saj si prezantuese e Festivalit të Këngës.

Xhemi ka treguar se do ta mbajë mend gjithmonë, por nuk dëshiron ta përsërisë më si eksperiencë.

“Si eksperiencë nuk kishte lidhje me asgjë që kam bërë gjatë gjithë jetës. Ishin tre ditë shumë intensive me ulje dhe ngritjet e veta. Ka pasur momente tensioni të cilat nuk dua t’i kujtoj. Dua të kujtoj vetëm momentet e bukura. Do ta mbaj mend gjithmonë, por nuk do e përsëris më si eksperiencë”, është shprehur moderatorja.

Ajo ka shprehur dhe dëshirën e saj për këtë vit dhe gjejeni çfarë? Xhemi dëshiron të rikthehet sërish në Top Channel.

“Vetes dhe dëgjuesve i uroj vetëm shëndet sepse dy vitet e fundit na kanë bërë të kuptojmë se asgjë nuk ka rëndësi përveç shëndetit. Ndërsa për veten uroj gjithashtu të kthehem në Top Channel”, ka uruar moderatorja.