Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Janar 2022, 09:09

‘Kam përveshur mëngët’, Alban Ramosaj reagon për herë të parë pas Festivalit të Këngës

Alban Ramosaj ka reaguar për herë të parë pas Festivalit të Këngës, ku fituese u shpall Ronela Hajati, ndërsa ai rrëmbeu çmimin e dytë.

Këngëtari ka falenderuar publikun për mbështetjen dhe përzemërsinë e dhuruar si përgjatë, ashtu dhe pas festivalit. Ndër të tjera Albani ka shtuar se ka për veshur mëngë dhe viti 2022 do jetë goxha i flaktë.

“Per dashamiresit e mi,

Pas nje dite te gjate pushimi kisha deshiren t’ju falenderoja nga zemra per mbeshtetjen pergjate si dhe pas festivalit. Ju premtoj qe do vazhdoj te shkruaj e te kompozoj art te cilesise me te larte qe t’ju preki zemrat dhe stimuloj mendjet. Ky vit, fal jush ishte i imi! – Jo per numrat e trofeve qe kam cuar ne shtepi por prej dashurise masive qe me keni falur, dhe sic degjoj, shof, ndjej dhe lexoj po vazhdoni t’ma jepni pa kushte, pa kursim… Per kte, perulem para jush!! MIRENJOHJE! Ndersa per jo-dashamiresit e mi:  #LejNajLlafPaThene #EMbajNjeSyMbyll

Pertej shakase dhe referencave te #Theje Kam perveshur menget, behuni gati – 2022! Per Familjen time…

Antigona Ramosaj, O Ma, FITOVA!!

Fitova dashni, duartrokitje, eksperience, mesime, miq te rinj (nder te cilet: Gjergj Leka!!), fitova rrespekt!

Faleminderit per cdo sakrifice dhe mund qe ke derdhur per t’me fal mundesine e te jetuarit jeten ashtu sic ma ka shpirti… poetikisht.

Te kam “borxh” frymen. 

Beatrix, kur te lexosh, dua ta dish qe bera me te miren time, madje ia kalova Albanit te meparshem! 

Shpresoj te jesh krenare per progresin dhe performancat e vellait tend. 

Ju Dua, pergjithmone", ka shkruar ai.